Zbulohet mini-furgoni i ri i Volkswagenit

Auto

Zbulohet mini-furgoni i ri i Volkswagenit

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:39
Mini-furgoni i ri i Volkswagenit

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Volkswagen, është duke përgatitur modelin e ri MPV (mini-furgon) të cilin do ta prezantojë në fund të këtij viti.

Por, nuk dihet nëse bëhet fjalë për modelin global apo do të jetë i rezervuar vetëm për tregun kinez.

Fotografitë e bëra në Kinë kanë zbuluar edhe emrin e këtij mini-furgoni të ri - Volkswagen Viloran. Po ashtu, sa i përket dizajnit i ngjan modelit Touareg.

Image

Ky MPV mund të jetë i bazuar në platformën MQB dhe mendohet se është i gjatë 5.1 metra, gjë do të thotë se është pak më i gjatë se Sharani aktual.

Njëri nga motorët në ofertë mund të jetë motori benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 220 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat