Project Kahn X-Class, një Pick-up me klasë

Auto

Project Kahn X-Class, një Pick-up me klasë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:41
Project Kahn X-Class

Kompania e njohur britanike që merret me modifikimin e vetuave, Project Kahn, nuk është e specializuar vetëm për modelet e Land Roverit dhe Jeepit, por aftësitë e saj i ka treguar edhe në modelet e prodhuesve të tjerë.

Kësaj radhe, Project Kahn është marrë me modifikimin e Pick-upit të Mercedesit, X-Class, të cilin e shndërruar atë një një veturë me klasë. Ajo për këtë Pick-up ka zgjedhur maskën e përparme me ngjyrë të zezë si dhe me të njëjtën ngjyrë është edhe mbrojtësi i ri i përparmë, mbrojtësit anësor të zgjeruar, si dhe xhamat e pasmë të errët. Po ashtu, ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave 22-inçësh nga alumini të cilat janë në dispozicion me ngjyra të ndryshme.

Gjithashtu, Kahni për këtë Mercedes X-Class ka zgjedhur edhe interier prej lëkure me ngjyrë të zezë po ashtu, disa detaje me ngjyrë të kuqe, audio-sistemin me 8 altoparlantë, ulëset e përparme me nxehje, sistemin e navigacionit, senzorët për parking, ndezjen automatike të dritave, etj.

Image

Sa i përket motorit, ky Pick-up ka motor dizel 3.0-litër V6 me kapacitet prej 190 kW/258 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin automatik me 7 shpejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat