Zbulohet një tjetër varrezë e makinave të reja

Auto

Zbulohet një tjetër varrezë e makinave të reja

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 17:49
Ilustrim

Ueb faqja amerikane Jalopnik ka zbuluar një varrezë prej afro 3,000 automjeteve të reja BMW në Kanada që nga viti 2015.

Pas historisë së 9,000 makinave të reja Mercedes të parkuara në pistën e një aeroporti ushtarak në Gjermani, mbërrin një tjetër i ngjashëm, me në qendër makinat BMW.

Në vitin 2015, porti kanadez i Halifax u godit nga një stuhi e fortë gjatë procesit të ngarkimit të BMW dhe Mini të reja nga anija në kamionë.

Saktësisht 2.966 vetura të reja me vlerë rreth 150 milionë dollarë duhej të kishin marrë rrugën e dyqaneve dhe klientëve, por moti ishte i keq sa deti i "kripur" dëmtoi makinat.

Kjo ishte e mjaftueshme që agjencia qeveritare e transportit në Kanada të urdhërojë BMW që të kthejë të gjitha makinat në fabrikë për shkak të ekspozimit të lartë ndaj kripës dhe të riparojë pjesët e diskutueshme.

Por, BMW refuzoi kërkesën për shkak të kostos së lartë, duke lënë  veturat pranë Vankuver.

Në mesin e tre mijë makinave luksoze janë perla të tilla si BMW M4 dhe M6, pastaj Seritë 7, por edhe ato elektrik/hibrid i3 dhe i8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat