Cadillac CT6 lirohet në masë të madhe, oferta zgjatë vetëm disa ditë

Auto

Cadillac CT6 lirohet në masë të madhe, oferta zgjatë vetëm disa ditë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Para se të lansohet versioni i ri, makinat nga modeli i tanishëm duhet të largohen nga depot

Bazuar në disa dokumenteve të rrjedhura, Cadillac CT6 që lansohet vitin që vjen, do të jetë më i shtrenjtë, transmeton Telegrafi. Të interesuarit për këtë makinë, duhet të sigurojnë 54,500 euro që është çmimi bazë, rreth tre mijë euro më shtrenjtë se modeli aktual.

Mirëpo, ata që duan një Cadillac CT6 të vitit 2019, me çmim më të lirë, duhet ta blejnë me shpejtësi brenda këtyre ditëve, sepse po bëhen përgatitje për zbrazjen e depove, për modelet e reja.

GM Authority ka bërë të ditur se Cadillac CT6 do të lirohet për 3,600 euro, që është një zbritje në masë mjaft të madhe. Në këtë formë, çmimi bazë ka rënë nga 46,800 euro në 43 mijë euro, apo dhjetë mijë euro më lirë se modeli i ri, që lansohet së shpejti.

Versioni Premium Luxury që kushtonte 53,700 euro është liruar në 49 mijë euro, derisa ai Platinum nga 79,800 euro në 76,200 euro.

Që shitja të jetë sa më e shpejtë, Cadillac ofron blerje nëpërmjet kredisë së modelit CT6, në afat kthimi për 36 muaj.

Mirëpo, të interesuarit duhet të veprojnë me shpejtësi, sepse kjo ofertë zgjatë vetëm deri më 30 shtator, kur ofrohet ky Cadillac CT6 shumë i mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat