Ford tërheq 322.000 makina në Evropë

Auto

Ford tërheq 322.000 makina në Evropë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Kompania Ford ka njoftuar se do të tërheqë në servisim emergjent modelet Mondeo, S-Max dhe Galaxy të prodhuara nga shkurti 2014 deri në shkurt 2019, për shkak të një problemi me baterinë.

Tërheqja e këtyre makinave bëhet për shkak të problemeve me rrjedhjen e acidit nga bateria, e cila mund të çojë në mbinxehje dhe zjarr të baterisë.

Pothuajse gjysma e automjeteve të mbuluara nga kjo tërheqje janë në Gjermani (101,000) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (56,000), raporton Autonews Europe.

I njëjti burim kujton se tre modelet Mondeo, S-Max, Galaxy prodhohen në fabrikën e Fordit në Valenci, ku prodhohen edhe modelet Kuga, Transit Connect dhe Tourneo Connect.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat