Volvo shpik sistemin që ndalon veturën nëse je me telefon në dorë - Bota Sot
Volvo shpik sistemin që ndalon veturën nëse je me telefon në dorë

Auto

Volvo shpik sistemin që ndalon veturën nëse je me telefon në dorë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:33
Ilustrim

Të drejtosh automjetin me telefon në dorë je po aq i rrezikshëm sa kur je i dehur.

Në fillim të këtij viti, Volvo e prezantoi një sistem të ri sigurie, që identifikon sjelljet e shoferit, nëse është i dehur apo nën ndikimin e drogës dhe ndalon automatikisht automjetin, përcjell K.J. Sistemi mat kohën se sa shoferi e mbanë timonin me duar, sa kohë po i mbanë sytë larg rrugës, kohën e ngadaltë të reagimit dhe lëvizjes nëpër vijëzimet e rrugës.

Për të rritur nivelin e sigurisë, shteti australian New South Wales, do të instalojë për herë të parë në botë, një teknologji të re, që t’ju ndalojë shoferëve përdorimin e telefonave, për kërkim në rrjete sociale, dërgim të mesazheve apo thirrje telefonike.

“Të jesh në timon në gjendje të dehur, nuk përbën më pak rrezik, se sa kur je telefon në dorë, prandaj do të punojmë, që ta ndalojmë këtë pakujdesi të rrezikshme”, ka thënë ministri i rrugëve, Andrew Konstance.

Deri në muajin dhjetor, si pjesë e këtij projekti për të gjetur shumë më lehtë përdoruesit e telefonave, do të instalohen 45 Mobile Phone Detection Camera. Për çdo njësi të këtyre kamerave, përfshihen nga dy kamera që regjistrojnë targat dhe shoferin, nëse ka në dorë një telefon.

Vendosja e kamerave, pritet të bëhet në hapësira të ndryshme dhe sa më të padukshme. Fotografitë do të shikohen më pas nga punonjësit dhe dënimi prej rreth 200 eurosh, do t’i dërgohet shoferëve me postë.

Brenda gjashtë muajve, dy kamera të tilla i kanë regjistruar 8.5 milionë vetura, derisa kalonin në një rrugë, ndërsa është gjetur se mbi 100 mijë shoferi ishin duke përdorur telefon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...