Skoda Octavia e re debuton në nëntor

Auto

Skoda Octavia e re debuton në nëntor

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:42
Foto Ilustrim

Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, Grupi Volkswagen po planifikon premierën e katër modeleve të rëndësishme në segmentin kompakt të makinave.

Përveç Volkswagen Golf 8, i cili u njoftua për tetor, grupi gjerman së shpejti do të prezantojë Audi A3 të ri, Seat Leon dhe Skoda Octavia - të katër makinat ndajnë të njëjtën platformë mekanike MQB. Të gjithë këta modele kanë qenë në treg për gati 7 vjet, kështu që është koha për një ndërrim brezash.

Në media, vëmendja më e madhe i kushtohet Golf 8, i cili është shtylla e shitjeve të Grupit VW në Evropë, por më e rëndësishmja për Skoda është modeli i tyre më i shitur - Octavia. Sipas ueb faqes Motor1, prodhuesi çek do të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e 4-të Octavia në Pragë, më 11 nëntor.

Ashtu si brendet e tjera në grup (Audi, Seat dhe VW), Skoda ka vendosur të mos e shfaq premierën e modelit të saj kompakt në Panairin e veturave në Frankfurt. Në vend të kësaj, në kryeqytetin çek është planifikuar një ceremoni e veçantë, e cila do të shënojë 60- vjetorin e futjes së emrit Octavia në gamën e Skoda.

Përkatësisht, Octavia origjinale u prodhua në vitin 1959 në Çekosllovakinë e atëhershme komuniste, dhe zgjati deri më 1971.

Kur bëhet fjalë për motorizimin, priten variantet në benzinë 1.5 dhe 2.0 TSI dhe naftë 2.0 TDI, si dhe hibridi i ashtuquajtur "i butë", si dhe motori plug-in hibrid.

Më shumë detaje mbi Skoda Octavia të reja priten të dihen në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat