Aston Martin për të festuar 100 vjetorin, zbulon një çift veturash që kushton 6.7 milionë euro

Auto

Aston Martin për të festuar 100 vjetorin, zbulon një çift veturash që kushton 6.7 milionë euro

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:58
Aston Martin

Aston Martin ka zbuluar një çift të veturave të ri të quajtur DBZ Centenary Collection (koleksioni njëqindvjeçar), për të festuar 100 vjetorin e modifikuesit italian të veturave e partnerit shumë vjeçar të tyre, Zagato.

Në këtë koleksion përfshihet një variant DBS Superleggera vetëm për pista garash, si dhe një version klasik të DB4 Zagato.

Prodhimi është i limituar në vetëm 19 palë, e secili çift kushton 6.7 milionë euro.

Image

DBS GT Zagato është i inspiruar nga DB4 GT Zagato origjinal i vitit 1960.

Kjo veturë do ta ketë motorin e modifikuar të bërë nga Tadel Marek, 4.2 litërsh twin-spark i cili prodhon 380 kuajfuqi ndërsa ka katër shpejtësi manuale e rrotat e pasme aktive.

GT Zagato, i cili është i bërë për pista garash, ka motorin 5.2 litërsh twin-turbocharged V12 i cili prodhon 760 kuajfuqi, e i cili bënë që kjo veturë, sipas Aston Martin, të arrij shpejtësinë mbi 322 kilometra në orë.

Që të gjithë 19 Aston Martin DB4 GT Zagato Continuation do të prodhohen në fabrikën e tyre në Newport Pagnell të Anglisë ndërsa konsumatorëve do t’u dorëzohet nga fundi i këtij viti.

Ndërsa ai DBS GT Zagato do të filloj prodhimin në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa do t’u dorëzohet konsumatorëve nga fundi i 2020-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat