‘Bugatti’ kapet duke e testuar tinëz veturën e re

Auto

‘Bugatti’ kapet duke e testuar tinëz veturën e re

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 08:35
Foto

Investitori i pasurive të patundshme dhe influencuesi në Instagram Manny Khoshbin kohët e fundit shfaqi versionin e vetëm Bugatti Chiron Hermes Edition.

E ngjyrosur në të bardhë dhe pa karbon të dukshëm, modeli i modifikuar është pa dyshim një nga Chiron-ët me pamje më të mirë, deri më tani.

Një video e postuar nga ‘Supercar Squad’ në Instagram tregon Bugatti Chiron Sport që i nënshtrohet disa provave përfundimtare jashtë fabrikës së automjeteve automobilistike në Francë përpara se të dërgohej për shitje.

Sipas llogarisë ‘The Supercar Squad’ në Instagram, njesia e vetme e modifikuar, e serisë ‘Chiron’, quhet Zebra.

Një video e veçantë, e postuar nga ‘So Prod Vidéos de Rallyes’, kanal në platformën ‘Youtube’, ofron një vështrim më të përafërt të Chiron Zebra që ngadalë ecën në kopshtin e fabrikës.

Vetura fuqizohet nga një motor 8,0 litërsh, 16-cilindërsh, e cila arrin të prodhojë deri më 1,500 kuaj-fuqi.

Të katër gomat kontrollohen nëpërmjet një ndërruesi shpejtësish me shtatë mundësi, me opsion manual dhe automatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat