Mercedes e gatshme ta “djeg lojën”, spiunohet Maybach GLS

Auto

Mercedes e gatshme ta “djeg lojën”, spiunohet Maybach GLS

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:13
Mercedes

Mercedes GLS është i madh dhe luksoz, por pritet të bëhet edhe më ekskluziv pasi kompania është duke i dhënë prekjet e fundit në një variant të Maybach.

Dizajnuar për të garuar me Bentley Bentayga dhe Royce-Rolls Cullinan, ky top-model është spiunuar përpara debutimit të tij këtë vjeshtë.

Ashtu si Mercedes-Maybach S-Class, GLS ultra-luksoze dallohet nga një grilë unike me shufra vertikale. Ndryshimet shtesë janë të kufizuara, por modeli është pajisur me rrota masive që janë mbështjellë në goma Continental PremiumContact 6.

Ndërsa nga brenda ende nuk është zbuluar asgjë e aty pritet të jetë ndryshimi më i madh i tij, me një fokus të veçantë në luks.

Më shumë detaje të tij ende nuk janë zbuluar, ndërsa kjo veturë pritet të jetë versioni super luksoz SUV i Mercedesit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat