Aston Martin nxjerr makinat me ar - Bota Sot
Aston Martin nxjerr makinat me ar

Auto

Aston Martin nxjerr makinat me ar

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 07:07
Aston Martin

Aston Martin ka zbuluar dy edicione të limituara të dy supermakinave që mund t’i blini vetëm çift. Bëhet fjalë për DBS GT Zagato dhe DB4 GT Zagato.

Dy makinat e kuqe kushtojnë së bashku rreth 7,5 milionë euro, por pavarësisht këtij çmimi shumë të “kripur” nuk mund të nxirren në rrugë.

Ato mund të drejtohen vetëm në rrugë private ose pista gare.

Image

Arsyeja e çmimit të lartë është se janë prodhuar vetëm 19 makina të tilla dhe gjithashtu stemat i kanë prej floriri.

Ndërsa edhe në brendësi ka larje me flori në pjesë të caktuara.

Këto dy modele plotësojnë koleksionin 100-vjeçar Aston Martin DBZ.

Nëse ka shqiptarë që pëlqejnë këto makina dhe ua nxë xhepi, mund të blejnë DB4 GT Zagato Continuation duke nisur nga vjeshta e këtij viti, ndërsa për DBS duhet të presin vitin 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat