Hyundai iMax N me 402 kuaj fuqi, furgoni i shkathët që mund të kryejë manovra të shpejta

Auto

Hyundai iMax N me 402 kuaj fuqi, furgoni i shkathët që mund të kryejë manovra të shpejta

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Vozitja me furgon, nuk do të thotë të jetë e ngadaltë dhe e qetë.

Furgonët janë makina të mëdha, që zënë disa udhëtarë, të cilët mund të udhëtojnë në qetësi dhe rehati të madhe, në shpejtësi të konsiderueshme.

Por, këto makina zakonisht nuk ofrojnë entuziazëm në udhëtim, ndërsa ngasja me shpejtësi nëpër të gjitha rrugët nuk është e rekomanduar.

Kështu nuk ndodhë edhe me iMax N shumë të shkathët, që është krijuar nga inxhinierët e Honda, në fabrikën që ndodhet në Australi. Brenda kësaj makine, është vënë motori me 402 kuaj fuqi, derisa është punuar edhe në sistemin e ri të nxjerrjes së gazrave.

Megjithëse nuk do të del ndonjëherë nga prodhimi, ky furgon i vetëm që mund të kryejë edhe manovra të shpejta, do të prezantohet në Sydney Motor Sport Park.

Ndërtimin e këtij furgoni, Hundai e ka bërë që të tregojë shkathtësitë dhe nivelin e linjës N, që thuhet të prodhojë makina shumë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat