Mirai, Toyota e re me hidrogjen/ Prezantohet automjeti i gjeneratës së ardhshme

Auto

Mirai, Toyota e re me hidrogjen/ Prezantohet automjeti i gjeneratës së ardhshme

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:57
Foto

Automjetet e gjeneratës së re po ekspozohen në Tokyo Motor Show.

Atje, Toyota ka prezantuar modelin e saj me hidrogjen, Mirai, por sidoqoftë, teknologjia e re do t’i përkasë së ardhmes. Deri në fund të 2018-s, kishte vetëm 381 stacione hidrogjeni në shërbim në të gjithë botën ndërkohë që kishte 5.2 milionë vende rikarikimi për bateritë me jone litiumi.

Mbështetësit e makinave me hidrogjen, thonë se teknologjia mund të ofrojë shumë në tranzicionin drejt makinave miqësore me klimën, përfshirë zero emetimin e dioksidit të karbonit, karikim më të shpejtë dhe më shumë distancë lëvizjeje për karikim. Por, të dyja mjetet dhe infrastruktura, mbetet e shtrenjtë, pjesërisht për shkak të rreziqeve që sjell hidrogjeni shumë i djegshëm dhe shpërthyes,  ndërkohë që ka edhe shqetësime për mënyrën se si karburanti prodhohet.

Sidoqoftë, Toyota shpreson jo pak dhe tenton të vijojë me teknologjinë. Mirai e gjeneratës së parë u lancua në fund të 2014 dhe ka patur një sukses modest, duke shitur 10 mijë njësi të modelit, emri i të cilit do të thotë e ardhme, në japonisht.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat