Gjashtë ndryshimet e mëdha që i sjell gjenerata e tetë e Golfit - Bota Sot
Gjashtë ndryshimet e mëdha që i sjell gjenerata e tetë e Golfit

Auto

Gjashtë ndryshimet e mëdha që i sjell gjenerata e tetë e Golfit

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 08:31
Volkswagen Golf

Gjenerata e tetë e modelit të popullarizuar të Volkswagen Golf ka një sërë risish.

Kujtojmë që Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e tetë të Golfit, e më poshtë ju listojmë disa prej tyre me të cilat blerësit potencial do të ndahen të kënaqur.

Bëhet fjalë për gjashtë risitë që padyshim do t’i gëzojnë shoferët e shumtë të këtij modeli të kërkuar, në veçanti në Evropë dhe që gjatë historisë së tij ka shitur mbi 35 milionë njësi në mbarë botën.

Do të mund të vazhdojmë të argëtohemi

Ndoshta gjëja më e mirë në gjeneratën e tetë të Golfit është që do ta përcjellin modelet GTI dhe R. Versioni i rregullt i gjeneratës së mëparshme nuk ka qenë edhe aq shumë i lehtë për vozitje, kështu teknologjia e përdorur në gjeneratën e tetë të Golfit, pa dyshim që ngasjen e GTI dhe R do ta bëjë më argëtues.

Teknologjia

Golfi i ri me një fjalë do t’i zhyt shoferët në botën e digjitalizuar me ekranet e ndjeshëm në prekje, përmes të cilit kontrollohet gjithçka në këtë veturë si përbrenda ashtu dhe nga jashtë.

Të gjitha dritat janë LED

Farat janë të rëndësishëm për një vozitje të sigurtë, ndërsa në rastin e Golfit të ri të gjithë farat do të përdorin dritat LED. Sigurisht se nuk është garanci për siguri, por natyrisht se do të ndihmojë gjatë ngasjes në kushte ekstreme.

Funksionet e avancuara që ndihmojnë shoferin

Në mesin e funksioneve të reja aty është edhe teknologjia e komunikimit mes veturës – në këtë rast Golfit të ri me veturat e tjera dhe infrastrukturën si dhe Travel Assist – asistenti gjysmë-autonom gjatë vozitjes që rrit shpejtësinë, frenon dhe kontrollon shpejtësinë në detaje deri në 210 kilometra në orë.

Megjithatë, shoferët duhet ta mbajnë njërën dorë në timon, por në Volkswagen pretendojnë se sensorët tani mundësojnë vozitje pa problem kur as edhe njëra dorë nuk është në timon.

Telefoni si çelës

Opsionet e reja të lidhjes i mundësojnë pronarit të veturës ta hapin Golfin përmes telefonit të mençur, që funksionon në këtë rast si çelës.

Është më aerodinamik

Edhe pse dizajni i Golfit të ri nuk ka pësuar ndryshime radikale në raport me gjeneratën e shtatë, përparësitë aerodinamike pa dyshim se e bëjnë të duket më i freskët dhe komod gjatë vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat