Renaulti planifikon Sedan të ri të vogël për 2021

Auto

Renaulti planifikon Sedan të ri të vogël për 2021

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:02
Foto

Renaulti planifikon Sedan të ri të vogël për 2021

Sipas disa mediave, kompania e njohur franceze e veturave, Renault, për vitin 2021 është duke planifikuar të sjellë një Sedan të vogël me platformë CMF-A, platformë të cilën aktualisht e ka modeli për qytet Kwid në version Hatchback.

Sedani i ri mban emrin kodues “LBC” dhe aktualisht për të nuk dihen detajet konkrete. Mendohet se mund të vijë me motor 1.0-litër me kapacitet prej 68 kuajfuqi dhe me marshin e Kwidit.

Gjithashtu, Sedani i ri i vogël pritet të jetë i gjatë rreth 4 metra dhe do të ishte rival i drejtpërdrejtë i modeleve të tilla si Ford Aspire, Honda Amaze, Hyundai Xcent, Maruti Swift Dzire, Volkswagen Ameo dhe Tata Tigor.

Përveç Indisë, ku edhe do të prodhohet, modeli i ri i Renaultit do të jetë në dispozicion për shitje edhe në Amerikën Jugore, Afrikë si dhe në vendet e Azisë Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat