SsangYong Korando i ri arrin në Evropë

Auto

SsangYong Korando i ri arrin në Evropë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 23:07
SsangYong Korando

Brezi i ri i Korando është i bazuar në konceptin e projektimit SIV-2, i cili u shfaq për herë të parë në Panairin e veturave në Gjenevë më 2016.

Prodhuesi korean thotë se tiparet themelore që e veçojnë Corando-in e ri nga paraardhësit e tij pasqyrohen në "formën moderne dhe funksionalitetin e lartë".

Dimensionet janë rritur gjithashtu në krahasim me gjeneratën e mëparshme. Gjatësia e automjetit është 4,450 mm, gjerësia 1,870 mm dhe lartësia 1,620 mm, ndërsa baza e rrotave shtrihet në 2.675 mm, duke siguruar një rehati më të madhe për udhëtim, veçanërisht për pasagjerët e pasmë.

Kapaciteti i bagazhit varion nga 551 l në 1,248 l, me ulëset e pasme të palosura.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat