Kia sjell ‘Optiman’ e re me një dizajn sportiv

Auto

Kia sjell ‘Optiman’ e re me një dizajn sportiv

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:32
Optiman

Kia ka publikuar skicën e re të dizajnit të gjeneratës së ardhme të limuzinës Optima.

Fotografia e re konfirmon që Kia Optima, e cila do të prezantohet në Korenë e Jugut (ku mban etiketën K5) në dhjetor, do të ketë një pamje shumë më moderne dhe më sportive sesa gjenerata e tanishm.

Dizajni i jashtëm karakterizohet nga silueta e ulët, disi Coupe dhe linja fluide. Skica e re zbulon gjithashtu një shpërndarës masiv në fund të parakolpit, me përfundime të integruara trapezoidale.

Image

Sa i përket versionit për Evropën, Optima e re duhet të prezantohet në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat