Audi S8 i ri arrin 100 km në orë për vetëm 3.8 sekonda, mësohet çmimi i “bishës”

Auto

Audi S8 i ri arrin 100 km në orë për vetëm 3.8 sekonda, mësohet çmimi i “bishës”

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Audi ka prezantuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e ardhshme në panairin e automjeteve në Los-Anxhelos.

E pajisur me një motor 4.0-litërsh V8, vetura është e aftë të prodhojë 571 kuaj-fuqi.

Falë këtyre përformancave, makina arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 3,8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj është 250 km/h.

Çmimi i cili do t’i etiketohet veturës është 115 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat