BMW i tregon Teslas si ndërtohet një makinë anti-plumb

Auto

BMW i tregon Teslas si ndërtohet një makinë anti-plumb

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Tesla u turpërua ditë më parë gjatë prezantimit të modelit Cybertruck, model ky që u prezantua si një makinë anti-plumb, gjë e cila nuk doli të jetë në praktikë kur u qëllua me top metalik.

Kjo sic duket nuk i ka ikur as BMW-së të cilët përmes një ‘cicërime’ në Twitter kanë shkruar një mesazh thumbues në lidhje me modelin e tyre të blinduar X5 Protection VR6.

“Vjen me xhama antiplumb dhe ofron mbrojtje të shkëlqyeshme në rast se goditet nga një top metalik” shkruan BMW.

Kjo cicërimë u publikua një ditë pas zbulimit të Cybertruck, kështu që ne jemi mjaft të sigurt që nuk është rastësi dhe se BMW me të vërtetë po ngacmon Tesla, pavarësisht faktit se X5 VR6 është një “kafshë” në një segment krejtësisht të ndryshëm dhe ka një etiketë çmimesh shumë më të lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat