Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që është prodhuar ndonjëherë, shitet 13.2 milionë dollarë

Auto

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që është prodhuar ndonjëherë, shitet 13.2 milionë dollarë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:29
Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që është prodhuar ndonjëherë, shitet 13.2 milionë dollarë

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike në botë i njohur i njohur si Thor24, është shitur në ankand me një çmim marramendës në Riad të Arabisë Saudite – për plotë 13.2 milionë dollarë.

Sipas organizatorëve të ankandit, bëhet fjalë për kamionin me fuqinë më të madhe motorike që ndonjëherë është prodhuar – pra motor me 24 cilindra dhe 12 “supercharger” që prodhon hiq më pak se 4 mijë kuaj-fuqi.

Për prodhimin e tij apo finalizimin e kësaj kryevepre, Mike Farrah i janë dashur shtatë vite apo mijëra orë pune si dhe 7 milionë dollarë.

Megjithatë edhe pse çmimi fillestar i kamionit ishte 12 milionë dollarë, pati interesim shumë të madh, duke detyruar organizatorët t’ia rrisin çmimin në 13.2 milionë dollarë.

Brenda kabinës çdo gjë është e punuar me përkushtim, kurse motori ka modifikime të rralla që në shikim të parë ngjan shumë me kamionët nga filmat fantashkencë, megjithatë ai është i vërtetë dhe bën zhurmë të madhe kudo që kalon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat