Audi paralajmëron largimin e butonave në panelin e aparaturave

Auto

Audi paralajmëron largimin e butonave në panelin e aparaturave

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:12
Ilustrim

Kompania prodhuese e veturave ‘Audi’ ka paralajmëruar reduktimin e numrave të butonëve në pjesën e panelit të aparaturave në veturat e ardhshme që do prodhohen nga firma.

Marc Lichte, drejtuesi i dizajnit të Audi-it, i tha Motor Authority se hapi tjetër është një ekran që do zëvendësojë funksionin e butonave.

Lichte thotë se butonat do të eliminohen plotësisht dhe butoni i volumit do të zhduket. Së bashku me këtë, ekranet më të vegjël do të bashkohen në një ekran të madh, me shoferin dhe pasagjerët që përdorin atë dhe komandat zanore për të vënë në funksion tiparet e makinës.

Megjithatë, një kërkesë e tillë mund të jetë vështirë e realizueshme nga ana e ndërmarrjes gjigante ‘Audi’. Kjo, për arsyen se ekranet kanë një kosto të lartë, derisa ekziston edhe rreziku i dështimit të tyre.

Firma nuk ka bërë të ditur asgjë në lidhje me datën se prej kur do ndërmerret kjo iniciativë.

Modelet të cilat do prezantohen vitin e ardhshëm nga gjiganti gjerman janë kështu si vijojnë: Audi A3 2020,  Audi A6, Audi A7 2020, Audi A8, Audi Q5 2020, Audi Q8, Audi R8 dhe Audi TT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat