VW më 2020 lanson 34 modele të reja

Auto

VW më 2020 lanson 34 modele të reja

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Teksa 2019-a po mbyllet, Volkswageni është bërë gati për të “pushtuar” tregun e automobilave më 2020, me kompaninë që planifikon të lansojë 34 modele të reja.

Kjo është bërë e ditur bazuar në një njoftim të fundit të kompanisë për strategjinë transformuese. Njoftimi tregon se prodhuesi do të investojë 19 miliardë euro në teknologjitë e së ardhmes, deri më 2024. Nga kjo shifër, 11 miliardë euro do të drejtohen tek zhvillimi i mobilitetit elektrik.

Nga 34 modelet e reja, 12 do të jenë SUV-a e tetë modele tërësisht elektrike ose hibride.

Investimi dhe modelet e reja po shihen si sinjalet e fundit nga autoprodhuesi se do të vazhdojë punën për të arritur cakun për reduktim të emetimit të dyoksidit të karbonit, raporton Motor1.

Pjesë e ribrendimit të kompanisë janë modelet eletrike ID, që tashmë kanë hyrë në fazën e prodhimit. I pari do të jetë ID.3, që ofron ngasje deri në 550 kilometra me një mbushje të plotë të baterisë. Plani afatgjatë i VW-së është që të lansojë 75 modele të reja elektrike e 60 hibride deri në fund të dekadës së re.

Volkswagen planifikon të shesë 26 milionë automobila elektrikë deri më 2029, dhe gjashtë milionë njësi hibride.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat