Njihuni me “bishën” që u prezantua nga Erdogani

Auto

Njihuni me “bishën” që u prezantua nga Erdogani

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 08:47
Recep Tayyip Erdogan

Pasditen e djeshme Turqia prezantoi prototipin e automobilit vendas, të zhvilluar nga Grupi i Iniciatviës së Automobilit të Turqisë (TOGG), raporton AA.

Ceremonia u realizua në Luginën e Informatikës në rrethin Gebze të provincës industriale Kocaeli, me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdogan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij në ceremoni, Erdogan tha se Turqia sot po përjeton një ditë historike. “Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare”, tha presidenti turk.

Duke thënë se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, ai tha se “Ne nuk blejmë licencë ose leje nga askush, por i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike”.

Erdoğan theksoi se Turqia nuk do të lejojë përpjekjet për të penguar prodhimin e veturës së saj. “Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim (makina e parë vendase e Turqisë), por nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil”, shtoi ai.

Pas fjalës së tij, me një spektakël të përgatitur, u prezantuan dy modele të automobilit, njëri SUV dhe tjetri Sedan, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, si referencë në flamurin e Turqisë. Pas prezantimit, Erdoğan realizoi vozitjen e parë të njërit prej prototipeve të automobilit turk.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat