BMW heq dorë nga motori më i fuqishëm dizel

Auto

BMW heq dorë nga motori më i fuqishëm dizel

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Gjigandi premium gjerman BMW do të braktisë përdorimin e motorit të tij më të fuqishëm dizel nën emrin e markës B57D30S0.

Bëhet fjalë për njësinë me katër cilindra3.0 litra me katër turbina dhe i cili debutoi vetëm tre vjet më parë.

Motori ka një sistem të ngritjes me shumë faza: dy karikues me presion të lartë me inerci të ulët dhe dy "turbina" me presion të ulët hyjnë në operacion sekuencial.

Si rezultat, motori me naftë prodhon 400 kuaj fuqi.

BMW gradualisht do të tërheqë nga shitjet M550d, 750d dhe 750Ld, pasuar nga M5d të modifikuar X5, X6 dhe X7.

Pas kësaj, nafta më e fuqishme bavareze do të jetë B57D30T0 nga e njëjta familje, por me dy turbo-mbushës me 326 kuaj fuqi.

Spekulohet se BMW po përgatit një sistem hibrid të bazuar në motorët me naftë më të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat