Tesla sjell makinat e para të prodhuara në Kinë

Auto

Tesla sjell makinat e para të prodhuara në Kinë

Më: 1 janar 2020 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Tesla ka sjellur makinat e saj të para të prodhuara në Kinë, duke shënuar një moment historik për prodhuesin e automjeteve elektrike.

Pesëmbëdhjetë Model 3 sedans u dorëzuan në të ashtuquajturën “Gigafactory” të kompanisë Tesla pranë Shangait.

Ky veprim vjen pasi kompania e Elon Musk synon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të tregut më të madh të makinave në botë.

Lëvizja e Teslas në Kinë vjen pasi lufta tregtare ka detyruar ndërmarrjet e tjera amerikane të zhvendosin prodhimin e tyre jashtë Kinës.

Gjatë një ceremonie në fabrikën multimiliardëshe të kompanisë në Shanghai, 15 nga punonjësit e saj morën makinat që kishin blerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat