Në vitin 2018, kompania gjermane prestigjioze e automjeteve, Volkswagen, kishte paralajmëruar se në fund të vitit 2019 do ta çojë në pension modelin e njohur, Beetle, pas 7 dekadave.
Me këtë rast, kanali “Volkwagen USA” në YouTube ka publikuar një film të shkurtër të animuar.
Filmi është titulluar “The Last Mile, Beetle” (“Milja e Fundit, Beetle”), në të cilin i jepet lamtumira e fundit këtij modeli legjendar.
“Pas 70 vjetësh, Volkwagen Beetle po pensionohet. Thoni lamtumirë me Ren McCormack, Kevin Bacon, Andy Warhol dhe Andy Cohen ndërsa “buba” e vogël po lëviz miljen e fundit”, shkruan në përshkrimin e filmit.