Toyota lanson Prius e ri - Bota Sot
Toyota lanson Prius e ri

Auto

Toyota lanson Prius e ri

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:43
Toyota

Gjigandi japonez Toyota ka zbuluar konceptin e gjeneratës së re të modelit Prius.

Toyota, në bashkëpunim me TRD dhe Modellista, prezantuan konceptin RD Prius PHV.

Japonezët nuk kanë lëshuar asnjë detaj në lidhje me konceptin, kështu që tani për tani është konsideruar një hibrid plug-in Prius Prime me 121 kuaj fuqi.

Koncepti është i bazuar në modelin Toyota Prius Prime. Modeli është një përzierje e shpirtit sportiv të TDR dhe aftësive stilistike të Modelliste, dhe ky është projekti i tyre i parë i përbashkët.

Ndryshime të rëndësishme në performancë nuk priten, por menaxhimi i përmirësuar i sponsorizuar nga TDR është i mundur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat