Teknologjia e re që ka zhvilluar Ford, iu pamundëson hajnave që t’i vjedhin rrotat e veturës

Auto

Teknologjia e re që ka zhvilluar Ford, iu pamundëson hajnave që t’i vjedhin rrotat e veturës

Më: 30 janar 2020 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Mbyllja dhe sigurimi i rrotave, tashmë është shumë më e zgjuar

Do ishte një situatë shumë e keqe, sikur ta gjenit veturën pa asnjë rrotë në të, ndërsa ndodheni në një hapësirë larg zonave të banimit, pa pasur kontaktin e ndonjë garazhi makinash në afërsi.

Vjedhja e rrotave, do ishte edhe mjaft e kushtueshme, sepse çmimi i tyre është i lartë dhe të duhet të paguhet shtesë, nëse ndodheni në terren. Për këtë ka menduar Ford, që ka zhvilluar një teknologji të re për mbylljen e rrotave të veturës, që t’ju pamundësojnë hajnave për t’i vjedhur.

Inxhinierët kanë përdorur teknikën 3D, ku fillimisht regjistrohet zëri i pronarit të makinës, për rreth një sekondë, pastaj valën zanore e kthen në linjë për printim fizik. Linja e kthyer në rreth, është unikë për secilën veturë dhe shërben si çelës identifikues për hapjen dhe mbylljen e këtyre siguresave.

Siguresat me sistemin e brendshëm 3D, krijohen në metal që i reziston acidin dhe ndryshkut, ndërsa është mjeti i vetëm me të cilën mund të hapet dhe të largohet një rrotë, duke e bërë sistemin shumë më të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat