BMW mbyll tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

Auto

BMW mbyll tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

Më: 30 janar 2020 Në ora: 17:08
BMW

BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Pushimi njëjavor për Vitin e Ri kinez është zgjatur me një javë deri më 9 shkurt”, deklaroi një zëdhënës i BMW-së në Munih.

Ai shtoi se vetëm punonjësit e zyrës në Shenyang do të rikthehen të hënën në punë, megjithatë ata do të punojnë nga shtëpia.

Zëdhënësi nuk dha informacione shtesë se çfarë do të ndodhë përtej 9 shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat