Toyota Supra GRMN arrin me afro 400 "kuaj" këtë vit - Bota Sot
Toyota Supra GRMN arrin me afro 400 "kuaj" këtë vit

Auto

Toyota Supra GRMN arrin me afro 400 "kuaj" këtë vit

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 23:29
Toyota Supra GRMN

Toyota Supra GRMN më e fuqishme do të shfaqet në vitin 2020, sipas mediave japoneze.

Modeli i ri i kompanisë japoneze do të mundësohet nga një motor 3.0 litra, me 6-cilindra që sigurojnë 395 kuaj fuqi, ndërsa nga ana e karrocerisë pritet të ketë një pamje më agresive.

Supra më e fuqishme nuk ka të ngjarë të ketë një transmision manual, dhe Toyota nuk duhet të ketë asnjë problem në forcimin e fuqisë së veturës, pasi akorduesi britanik Litcfield ka rimarrë vetëm njësinë ECU me 420 kuaj fuqi nga modeli standard me 335 kuaj fuqi.

Edhe motori garues i Toyota Supra GT4 zhvillon 429 kuaj fuqi, megjithëse është i mundësuar nga një motor 3.0 litra, me 6 cilindra ku është i integruar turbo-mbushësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat