Corvette C8 vonohet për shkak të grevës

Auto

Corvette C8 vonohet për shkak të grevës

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 17:44
Corvette C8

Kur Chevrolet njoftoi se prodhimi i Corvette C8 do të fillonte në fund të vitit 2019, të gjithë u entuziazmuan, por greva ndryshoi planet e saj.

Në fillim, Chevrolet nuk dha shumë detaje në lidhje me modelin e ri që do të montohet në shtetin Kentucky.

Vetura do të dalë në shitje në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, por natyrisht makinat tashmë ishin shitur dhe do të fillojë prodhimi i kontingjentit të ri.

Modeli i ri i prodhuesi amerikan do të ketë motor 6.2 litra LT2 V8 me 495 kuaj fuqi, një transmetim automatik me tetë shpejtësi i cili do të lejojë që Corvette të arrijë 100 km/orë për 2.9 sekonda, transmeton KosovaPress.

Çmimi i kësaj veture në Amerikën e Veriut do të fillojë nga rreth 60,000 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat