Hyundai i20 debuton në Gjenevë, duket më tërheqëse se paraardhësi

Auto

Hyundai i20 debuton në Gjenevë, duket më tërheqëse se paraardhësi

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 18:46
Hyundai i20

Hyundai ka publikuar vizatimet e modelit të gjeneratës së tretë i20, të cilat do të shfaqen premierë në fillim të marsit.

Edhe pse skicat e stilistëve - shpesh të lëshuara nga prodhuesit në prag të premierës së një modeli të ri - japin një pamje pak të fshehur të makinës, është e qartë se Hyundai i20 do të ketë një pamje më tërheqëse sesa gjenerata aktuale.

Sipas kompanisë koreane, i20 i ri do të jetë modeli i parë Hyundai në Evropë që përdor gjuhën e ashtuquajtur të projektimit "Sensuous Sportiness".

Në krahasim me paraardhësit e tij, Hyundai i20 i gjeneratës së tretë do të ketë një imazh të theksuar sportiv dhe një pamje më dinamike në rrugë, por për të marrë pamjen e vërtetë të kësaj makine, do të na mbetet ende të presim për fotot e para zyrtare.

Kjo ka të ngjarë të ndodhë edhe para premierës botërore të paralajmëruar, të planifikuar për në fillim të marsit në panairin e veturave në Gjenevë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat