Sot dita e Ferrarit! Kokëkuqja prezanton makinën e re

Auto

Sot dita e Ferrarit! Kokëkuqja prezanton makinën e re

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 12:17
Foto

Kjo e martë është dita e Ferrarit.

Kokëkuqja italiane në orët e pasdites do të prezantojë makinën e re me të cilën do të kërkojë të rivalizojë Mercedes dhe Lewis Hamilton. për herë të parë ceremonia e prezantimit të Ferrarit nuk do të zhvillohet në Maranello, por në Reggio Emilia  në teatrin Romolo Valli dhe padyshim që të pranishëm në këtë eveniment do të jenë edhe 2 pilotët zyrtarë të skuderisë italianë, Sebastian Vettel e Charles Leclerc si dhe Drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto. Makina e re e Ferrarit mund të quhet SF1000 duke qenë se Cmimi i madh i kanadasë do të jetë gara e 1000 e Ferrarit në Botërorin e Formula 1.

Projekti 671 i Ferrarit pritet të mos ketë ndryshime të mëdha në krahasim me vitin e kaluar edhe pse modifikimet e bëra duket se janë thelbësore sidomos në  ato aspekte që kanë funksionuar më dobët te makina e 2019, SF90 sic janë ngarkesa aerodinamike apo hyrja në trajektoren e kthesës. Mësohet se në telajon e makinës së re pritet të jetë një flamur italian, i cili u krijua pikërisht në Reggio Emilia në vitin 1797

Por pavarësisht këtyre të dhënave, ajo që ka rëndësi për Ferrarin është që të kthehet të fitojë titullin botëror për pilotë që i mungon që nga 2007 kur fitoi kimi Raikkonen dhe ai për konstruktorë që mungon që nga 2008. Makina e re, Ferrari do të zbresë në pistë për herë të parë në testet e Barcelonës në 19-21 shkurt dhe 26-28 shkurt, teste që bëhen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Formula 1 që si  gjithnjë do të nisin në Melbourne të Australisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat