Shoferi i instalon zinxhirë makinës në vend të gomave, e teston në një zonë malore

Auto

Shoferi i instalon zinxhirë makinës në vend të gomave, e teston në një zonë malore

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 00:34
Foto

Një pronar ka vendosur t’i japë një pamje të veçantë modelit të modifikuar Tesla Model 3.

Ndonëse shumica e shoferëve vendosin zinxhirë të gomave gjatë stinës së dimrit kur rrugët bëhen të rrëshqitshme, një pronar i një makinës Tesla Model 3 ka instaluar zinxhirë për borë në vend gomash.

Madje, për ta testuar efikasitetin e zinxhirëve, Michael, pronari i makinës, e ka lëshuar veturën për vozitje në një terren malor.

Pamjet e ngjarjes janë kapur në kamera, e më pas janë ngarkuar në platformën e videove ‘Youtube’. Videoja ka marrë qindra mijë klikime.

Manovrat që arrin t’i realizojë Michael janë të mrekullueshme, duke pasur parasysh se Tesla peshon rreth 1,800 kg.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat