Bugatti i dy milionë eurove: Po rrezikon të shkatërrohet nëse nuk gjendet prejardhja e parave me të cilat u ble

Auto

Bugatti i dy milionë eurove: Po rrezikon të shkatërrohet nëse nuk gjendet prejardhja e parave me të cilat u ble

Më: 1 mars 2020 Në ora: 23:25
Foto

Kjo makinë super luksoze, mund të mos lëvizë kurrë lirshëm nëpër rrugët e Zambisë

Të gjithë kalimtarët e kthejnë kokën, kur iu kalon pranë një Bugatti Veyron edhe nëse janë në Las Vegasin e zhvilluar, apo në Monte Carlon e pasur të mbushur me vetura luksoze.

Por, nëse kjo makinë luksoze franceze shihet në Zambinë e varfër të Afrikës, do të ishte një situatë shumë më ndryshe.

Bazuar në ligjet në fuqi që janë në këtë shtet, nëse një veture të importuar nuk i gjendet prejardhja e pastër e parave dhe nuk është pjesë e ndonjë procesi të shpëlarjes së parave, atëherë do të shkatërrohet në tërësi.

Kështu i ka ndodhur edhe një LaFerrari, disa vite më parë, pasi u gjer se pronari e kishte blerë me paratë që i ftoi duke trafikuar drogë.

Fatin e njëjtë mund ta ketë edhe një Bugatti Veyron i dy milionë eurove, që është konfiskuar nga një komision që merret me ndalimin e kontrabandimit të drogës.

Derisa super-makina po qëndron në ndalim, janë duke u shqyrtuar të ardhurat e pronarit, nëse ka mundur ta blinte ktë veturë me ndonjë veprimtari të ligjshme.

Reagimi i banorëve kur e panë nga afër këtë Bugatti, ishte mbresëlënës dhe do ishte shumë e vështirë, nëse do ta shihnin duke u shkatërruar për shkak të prejardhjes të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat