Bentley prezanton makinën 2 milionë dollarëshe - Bota Sot
Bentley prezanton makinën 2 milionë dollarëshe

Auto

Bentley prezanton makinën 2 milionë dollarëshe

Më: 4 mars 2020 Në ora: 07:30
Bentley

Bentley ka prezantuar Mulliner Bacalar, një makinë kabriolet 2 milionë dollarëshe, me një pjesën e brendshme të bërë nga pemë të rëna 5 mijë vjet më parë. Vetëm 12 nga këto makina do të prodhohen – tha Bentley.

Kompania kishte planifikuar ta ekspozojë bacalarin e ri në Geneva Motor Show, që duhej të hapej të enjten, por eventi u anulua për shkak të shqetësimeve për koronavirusin. Si shumë prodhues të tjera makinash, që prisnin eventin për të prezantuar margaritarët e tyre, Bentley zgjodhi që ta prezantonte makinën online.

Bacalar është një Barchetta, një lloj makine e hapur, pa tavan. Nuk ka madje as një mbulesë portative. Pra në rast shiu, Bacalari do të bënte mirë të rrinte në garazh.

Bentley Mulliner Bacalar është i pari i një linje të re makinash të kompanisë. Makina ka 650 kuaj fuqi, një motor me 12 cilindra dhe një transmision me tetë shpejtësi. Bacalar ka marrë emrin e një liqeni në gadishullin Jukatan të Meksikës, për shkak të bukurisë së tij. Edhe pse ka disa ngjashmëri me Bentley Continental GTC, Bacalar nuk ka asnjë të përbashkët me të, përveç dorezave të derës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat