Makina 950,000 euroshe, pa çati dhe xham përpara - Bota Sot
Makina 950,000 euroshe, pa çati dhe xham përpara

Auto

Makina 950,000 euroshe, pa çati dhe xham përpara

Më: 4 mars 2020 Në ora: 18:41
Foto

Makina britanike me performancë të lartë pa çati dhe pa xham mbrojtës erdhi me një çmim të lart.

McLaren, Bentley dhe tani Aston Martin kanë zbuluar të gjitha makinat e tyre të reja, por ajo që ka rënë në sy ishte Aston Martini, për shkak të karakteristikave të saj, sidomos pa një çati dhe një xham mbrojtës përpara.

V12 Speedster nga Aston Martini, u zbulua të sot në mëngjes në një prezantim në internet. Speedster ishte menduar të ishte zbuluar në Motor Show në Gjenevë, por ngjarja vjetore u anulua këtë vit për shkak të frikës për coronavirus.

Speedsters V12 do të kenë një çmim fillestar prej 950,000 $ secili.

Speedster mundësohet nga një motor V12 turbocharged me 700 kuaj fuqi i montuar nën kapakun e makinës. Makina mund të shkojë nga zero në 100 kilometra në orë në rreth 3.5 sekonda, sipas Aston Martin, dhe ka një shpejtësi të lartë prej 300 kilometrave në orë.

Forma e përgjithshme e veturës ju kujton makinat garuese. Shoferi dhe pasagjeri ulen në vendet e vendosura brenda hapjeve ovale të zgjatura të veçanta në trupin e Speedster.

Image

Speedster u frymëzua nga makina garash Aston Martin të së kaluarës, siç është Aston Martin DBR1 i vitit 1959 që fitoi garën Le Mans. Speedster nuk ka xham përpara.

Trupi i makinës është bërë pothuajse tërësisht nga fibra karboni. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat