Shfaqet pjesa e përparme e BMW M3 të ri, ka një grill gjigant

Auto

Shfaqet pjesa e përparme e BMW M3 të ri, ka një grill gjigant

Më: 6 mars 2020 Në ora: 08:51
BMW M3

Modeli i ri ka grill gjigant, sikur edhe modelet tjera që janë lansuar kohëve të fundit

Gjenerata e katër e BMW M3 është spiunuar sërish, ndërsa është marrë një imazh ku shfaqet pa asnjë pjesë kamuflazhi.

Në këtë imazh shihet vetëm pjesa e përparme, ku shihet një grill gjigant, sikur e modeleve të reja, si dhe dritat anësore që janë vertikale dhe shumë më të holla se modeli aktual.

Ky grill ngjanë sikur ai që e shohim te BMW Concept 4, ndërsa duket se do të jetë pjesë e modeleve të reja dhe se nuk do të largohet edhe për një kohë.

Deri më tani, nuk ka ndonjë konfirmim se ky është pikërisht M3 për të cilin po raportohet, por nëse krahasohet me makinën që ishte në fazën e testimit, ka një kapak të njëjtë.

Fotografia duket se është bërë brenda dyerve të mbyllura, në ndonjë aktivitet privat, ndërsa nuk shihet si duhet për shkak të rezolucionit jo të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat