Ferrari ndërpren prodhimin e veturave

Auto

Ferrari ndërpren prodhimin e veturave

Më: 16 mars 2020 Në ora: 00:22
Ferrari

Firma italiane për prodhimin e veturave, Ferrari, ka njoftuar se do mbyllë të gjitha fabrikat e prodhimit në Maranello dhe Modena të Italisë deri më 27 Mars, si pasojë e koronavirusit.

Një vendim i njëjtë është marrë nga ndërmarrja e makinave Lamborghini, e cila mbylli fabrikat e saja deri më 25 mars, shkruan CarBuzz.

Në Itali janë të prekur mbi 21 mijë persona me koronavirus, derisa mbi 1,700 kanë vdekur si pasojë.

Ferrari shpjegon se mori vendimin e saj jo vetëm për të zbatuar masat e qeverisë, por edhe për shkak të zinxhirit të furnizimit të tij, i cili është ndërprerë në nivel global.

“Në një kohë si kjo”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Ferrari-t, Louis Camilleri, “mirënjohja ime shkon para së gjithash për gratë dhe burrat e Ferrari-t, të cilët, me angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë ditëve të kaluara, kanë demonstruar pasionin dhe përkushtimin që përcakton pozitën tonë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat