​PSA mbyll fabrikat për shkak të koronavirusit

Auto

​PSA mbyll fabrikat për shkak të koronavirusit

Më: 17 mars 2020 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Grupi PSA ka vendosur të mbyllë fabrikat e saj për shkak të koronavirusit, çrregullimeve në zinxhirin e furnizimit dhe rënies së madhe të tregut të automobilave.

Fabrika e PSA Group do të mbyllet më së voni deri më 27 mars, njoftoi kompania.

Fillimisht do të mbyllen fabrikat në Madrid dhe Mulhouse francez, dhe do të vazhdojë me fabrikat e tjera në Francë dhe Spanjë, vende këto ku janë regjistruar me mijëra raste me koronavirus.

Sindikata e punëtorëve në Çeki ka kërkuar një karantinë dy-javore për të gjithë punëtorët nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Sipas sindikatës së punëtorëve në Skoda Auto, që i përket grupit gjerman Volkswagen, masa përfundimisht do të parandalojë përhapjen e virusit në mesin e punonjësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat