Koronavirusi: Volkswagen ndalon përkohësisht prodhimin - Bota Sot
Koronavirusi: Volkswagen ndalon përkohësisht prodhimin

Auto

Koronavirusi: Volkswagen ndalon përkohësisht prodhimin

Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:24
Volkswagen

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen ndalon prodhimet për një kohë të pa caktuar.

Prodhuesi i automjeteve gjermane Volkswagen planifikon të pezullojë përkohësisht prodhimin për shkak të shpërthimit të koronavirusit, njoftoi të martën, raporton “CNN”.

Këshilli i punimeve në Wolfsburg tha që ndërrimi i fundit do të zhvillohej këtë të premte në shumicën dërrmuese të vendeve.

Në ditët e kaluara VW konfirmoi se ka pasur raste të koronavirusit në objektet e tij.

Prodhuesit e tjerë evropianë të automjeteve gjithashtu kanë mbyllur përkohësisht fabrikat e tyre, përfshirë Fiat Chrysler (FCAU). Kompania mbylli katër impiante në Itali. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat