Toyota Land Cruiser i falsifikuar, shumë më luksoz se një Land Cruieser i zakonshëm

Auto

Toyota Land Cruiser i falsifikuar, shumë më luksoz se një Land Cruieser i zakonshëm

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Lajmi për ndonjë makinë të falsifikuar në Kinë, nuk është aspak i pazakontë, sepse në këtë shtet ku nuk përfillen të drejtat autoriale, falsifikimet e veturave janë shumë të shpeshta.

Janë të shpeshta ankesat dhe paditë ndaj prodhuesve kinezë, për kopjime të makinave, në mesin e të cilave edhe Jaguar Land Rover, për veturën kopje Landwind X7.

Por, Toyota do ta ketë të vështirë të ndërmerr ndonjë aksion ligjor, lidhur me Hengtian L4600, që është thuajse kloni i Toyota Land Cruiser, vetëm se ka disa ndryshime.

Makina e prodhuar në Kinë, ka përmasa shumë më të mëdha se makina në të cilën është bazuar. Brendia e makinës ka transmision dhe dizajn që është prodhuar nga një kompani tjetër kineze, ndërsa dallon mjaft nga origjinali.

Kapaciteti i motorit të Hengtian L4600 është 4.6 litra 288, derisa te Toyota Land Cruiser është motori me 5.7 litra që prodhon 381 kuaj fuqi.

Në përgjithësi, kjo makinë e falsifikuar, është shumë më luksoze se një Land Cruiser i zakonshëm, duke e bërë të duket më shumë si një Lexus LX. Derisa Toyota Land Cruiser ka çmim fillestar prej 80 mijë eurove, Hengtian L4600 mund të blihet për rreth 30 mijë euro.

Mbetet të shihet se si do të reagojë Toyota, lidhur me këtë makinë që është dashur të prezantohet në Beijing Motor Show, që tashmë është anuluar, ndërsa ka mundësi që të prezantohet nëpërmjet internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat