Vetëm tri ditë pasi e bleu një Ford Mustang të ri, përfundoi në lum me të

Auto

Vetëm tri ditë pasi e bleu një Ford Mustang të ri, përfundoi në lum me të

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:39
Ford Mustang

Shpejtësia që ofron kjo veturë dhe aftësitë për vozitje të shoferit, nuk u përshtatën aspak

Ford Mustang GT është një makinë e fuqishme, të cilën duhet trajtuar me përkushtim dhe vëmendje të madhe, për të përjetuar vozitjen me shpejtësi të lartë, përndryshe gjithçka mund të përfundojë në aksident.

Kjo është pikërisht çfarë i ndodhi një shoferi në British Columbia të Kanadasë, vetëm tri ditë pasi e bleu këtë makinë të re.

Derisa ishte duke bërë një xhiro të shpejtë, ai përfundoi në lumë, sepse nuk po mund të përshtatej me shpejtësinë e lartë dhe ambientin ku ndodhej.

Megjithëse përfundoi në lumë dhe Ford Mustang GT pësoi dëmtime të konsiderueshme, shoferi shpëtoi i palënduar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat