Volkswagen feston prodhimin e veturës së një miliontë në Shtetet e Bashkuara

Auto

Volkswagen feston prodhimin e veturës së një miliontë në Shtetet e Bashkuara

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:48
Volkswagen

Fabrika në Chattanooga, ka arritur të shënojë një sukses shumë të madh.

Pasi e rifilloi prodhimin, pas ndalesës si pasojë e pandemisë, Volkswagen ka një rasye të madhe për të festuar, sepse e prodhoi veturën e një miliontë në Shtetet e Bashkuara, pikërisht në Chattanooga në Tennessee.

Kjo veturë është një Volksëagen Passat R-Line, e përfunduar në Aurora Red Metallic.

“Jam i kënaqur që kemi nisur prodhimi, ndërsa punonjësit kanë bërë një punë të shkëlqyer në prodhimtari. Kjo është një arritje e madhe, që është bërë nga ekipi që punoi me përkushtim shumë të madh”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kësaj fabrike, Tom du Plessis.

Modeli Passat është dizajnuar më 2012 pikërisht për këtë treg, me përmasa shumë të mëdha, brendësi komode si dhe hapësirë për bagazh.

Versioni i këtij viti, mbetet gati i njëjtë, vetëm se është përditësuar me nivelin e teknologjisë, që t’i përshtatet nevojave të kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat