Rrëfehet Rossi: Ky është momenti më i vështirë i një gare

Auto

Rrëfehet Rossi: Ky është momenti më i vështirë i një gare

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:35
Valentino Rossi

“Kur vjen momenti që nis gara, tensioni është i madh, përqëndrimi është në maksimum dhe po ashtu emocionet. Gjithsesi, në ato momente shkarkohet shumë adrenalinë në sensin pozitiv. Mendoj se ai është momenti më i keq, pasi nuk ndihesh mirë, nuk je i qetë”.

Ka qenë ky rrëfimi që ka bërë piloti italian Valentino Rossi, ikona e Moto GP, që garon prej 20 vitesh në kategorinë më të rëndësishme dhe numëron 9 tituj kampionë bote. Italiani shprehet se nisja e garës është një nga momentet më të rëndësishme të vetë garës.

Gjithsesi, Rossi shprehet se ai jeton për të përjetuar këto emocione. “Kur nuk i përjetoj këto momente më duket sikur nuk jetoj. Ekziston edhe frika se mos gabon apo bën ndonjë manovër të rrezikshme, por e gjithë kjo situatë është emocionuese. Në fund të fundit garojmë pikërisht për këto momente”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat