Makina elektrike Nikola vjen me një burim uji të pijshëm në kabinë

Auto

Makina elektrike Nikola vjen me një burim uji të pijshëm në kabinë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Tingëllon pak e pabesueshme, dhe madje edhe konfuze, por kjo është pikërisht ajo që njofton pronari i Nikola Motorsa.

Ai njoftoi diçka vërtet të veçantë për makinat e prodhuara nga kjo kompani. Modeli elektrik dhe rival i ardhshëm i Tesla’s Cybertruck dhe Rivian R1T, planifikon të jetë modeli i deri më tani me një burim uji të pijshëm.

Image

Kjo është për shkak të nxitjes së qelizave të hidrogjenit, ku një nga produktet e reaksionit kimik është uji.

Në Twitter, shefi i Nikollës, Trevor Millton, tha që uji i prodhuar do të përdoret si lëng për pastrimin e xhamave, ndërsa disa do të jetë në dispozicion të pasagjerëve për t’a pirë atë. Pjesa tjetër do të merret në stacionin e karburantit të hidrogjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat