​Golfi 8 imun ndaj vjedhjes - Bota Sot
​Golfi 8 imun ndaj vjedhjes

Auto

​Golfi 8 imun ndaj vjedhjes

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Një version i ri i makinës popullore Golf është testuar në Gjermani, për përpjekjet më të zakonshme për vjedhje.

ADAC, një klub gjerman i makinave, testoi Golfin 8 në situatat më të zakonshme të vjedhjeve dhe arriti në përfundim se kjo makinë është rezistuese ndaj vjedhjeve nga të ashtuquajturat "kuti stafetash", të cilat sot janë teknika më e zakonshme në vjedhjet e makinave.

Për ta shpjeguar më saktë, nuk do të jetë e mundur të ndizni Golf 8 pa çelës nëse nuk e keni çelësin origjinal të makinës suaj në xhep ose në afërsi.

Golfi i ri është i pajisur me teknologji UWB, e cila zbulon saktësinë e sinjalit të radios, d.m.th vlerëson me saktësi nëse sinjali vjen nga çelësi origjinal i largët VW ose është një pajisje që simulon sinjalin dhe me të hajdutët përpiqen të hyjnë në makinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat