Ford Mustang GT në version kabrio me enterier të rehatshëm e kuqezi

Auto

Ford Mustang GT në version kabrio me enterier të rehatshëm e kuqezi

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:48
Ford Mustang GT

Kompania e njohur polake, Carlex Design, vazhdon të prezantojë kreacionet e veta dhe më i fundit është vetura në foto Mustang GT i Fordit në version kabrio.

Carlex Design, këtij Mustangu të gjeneratës së gjashtë vëmendjen e veçantë ia ka kushtuar modifikimit të enterierit të tij, kështu duke e bërë qëndrimin në të më të rehatshëm.

Siç shihet në foto, enterieri i këtij Mustang GT kabrio është prej lëkure “Alcantara” dy-ngjyrëshe (kuqezi). Po ashtu, edhe timonin e ka dyngjyrësh.

Sa i përket motorit, ky Ford Mustang GT ka motor 5.0-litër V8 Ti-VCT me kapacitet prej 460 kuajfuqi.

Image
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat