Kështu ndërpritet mbushja me karburant e rezervuarit të veturës

Auto

Kështu ndërpritet mbushja me karburant e rezervuarit të veturës

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

Shumica e shoferëve e di që doreza e mbushjes së rezervuarit në pompa të benzinës vetë ndërpret mbushjen kur rezervuari mbushet deri në grykë

Mirëpo pakkush e di si funksionon…

Parimi është ky. Tubi metalik i lakuar i dorëzës për mbushjen e veturës me karburant ka një tub të lidhur me dhomën e vakumit dhe membranën.

Për të qenë në gjendje pune pompa, në gypi i vogël patjetër duhet jetë nën presion.

Derisa benzina rrjedh lirshëm nga gypi kryesor, tërheq ajër, përkatësisht avull të benzinës, nga gypi i vogël duke krijuar nënpresion në dhomën e bashkuar me gypin e vogël (Ligji i Paskalit).

Nënpresioni i krijuar tërheq membranën, në mesin e së cilës kontakti i rrymës lidh furnizimin e elektromotorit të pompës.

Kur niveli i karburantit i afrohet grykës, fillon të rritet presioni i ajrit përkatësisht i avullit të karburantit, cili eliminon nënpresionin në gypin e vogël, përkatësisht në dhomën me të cilën është i lidhur.

Membrana elastike atëherë kthehet në pozicionin fillestar, ndan kontaktet e rrymës dhe ndërpret arritjen e rrymës në elektromotor të aparatit të pompës për mbushje të derivateve në rezervuar të veturës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat