Kanadezi po gjykohet sepse flinte ndërsa Tesla e tij autonome po lëvizte me shpejtësi prej 150 km/orë

Auto

Kanadezi po gjykohet sepse flinte ndërsa Tesla e tij autonome po lëvizte me shpejtësi prej 150 km/orë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:02
Foto Ilustrim

Policia arrestoi kanadezin për ngasje të rrezikshme sepse ai dyshohet se po flinte, teksa makina e tij autonome Tesla po ecte me shpejtësi të madhe. 

Kur policia e ndaloi atë, kishte vërejtur se shoferi dhe pasagjeri me sa duket ishin në gjumë ndërsa makina po lëvizte me më shumë se 150 km/orë.

Shoferi 20-vjeçar do të gjykohet në dhjetor, ai u akuzua fillimisht për shpejtësi të madhe dhe patenta e tij u revokua për një kohë dhe më vonë u akuzua për ngasje të rrezikshme.

Makinat e Tesla aktualisht janë duke punuar në një autopilot të nivelit të dytë, që kërkon që shoferi të jetë i kujdesshëm dhe i gatshëm për të vepruar, me duart në timon.

Themeluesi i kompanisë, Elon Musk, tha se pret autonomi të plotë të automjeteve deri në fund të vitit, por theksoi se përsëri shoferi duhet të jetë i vëmendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat